Solari: Reali mund të shpallet kampion

18 shkurt 2019 | 13:58

Real Madrid ka pësuar humbje të papritur në kuadër të La Ligas nga Girona (1-2), por trajneri Santiago Solari, ka shprehur besimin se Reali ende mund të shpallet kampion.

“Ne nuk ishim vendimtar, nuk e mbyllëm gjysmën e parë kur kemi pasur raste dhe në gjysmën e dytë kemi humbur energjinë dhe ata shënuan dy herë. Futbolli është një sport kolektiv dhe fusha është e mbuluar nga të gjithë lojtarët. Ne kemi mundur të përballojmë situatën e krijuar pas golit të barazimit”, ka thënë Solari.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë në të tri frontet që janë të hapura për ne. Duhet të vazhdojmë të përpiqemi të fitojmë për të ngushtuar epërsinë”, ka deklaruar Solari.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Z Mobile Prishtina pas suksesit historik në FIBA Europe Cup…