Solari: Reali nuk ka hequr dorë nga titulli

22 janar 2019 | 10:46

Trajneri Santiago Solari ka konfirmuar se Real Madridi ende nuk është dorëzuar në garën për titull të kampionit, ani pse forma dhe rezultatet në këtë edicion nuk ishin pozitive.

“Ne jemi duke luftuar në tri kompeticione deri në fund, si gjithmonë. Për Real Madridin asgjë nuk është e pamundur. Unë gjithmonë e shijoj futbollin dhe konkurrencën. Është pasioni ynë dhe ne e duam, pavarësisht prej kohëve të vështira. Ne jemi të pasionuar pas garës dhe natyrisht se është më mirë ta fitojmë. Askush nuk mund ta mohoj këtë”, ka thënë Solari.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Armando Sadiku u huazua për pjesën e mbetur të sezonit…