Solari sypatrembur: E dua Messin në fushë
06 shkurt 2019
| 13:59
Sonte nga ora 21:00 zhvillohet “El Clasico” në kuadër të Kupës.
Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari tregohet i guximshëm para ndeshjes, duke kërkuar që në fushë të jetë edhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi.
“Është gjithmonë mirë që lojtarët më të rëndësishëm të luajnë në këto ndeshje. Por nuk influencon aspak në lojën e Realit prezenca apo mungesa e Messit. Do ta përgatisim ndeshjen siç dimë ne”, ka thënë Solari.
/Epoka e re/