![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/solomon.jpg)
Solomon përforcon Dukagjinin
09 gusht 2023
| 11:37
KF Dukagjini po vazhdon me përforcime në këtë afat kalimtar, derisa i fundit që “aterron” në Klinë është sulmuesi Theophilus Solomon. Futbollisti nga Nigeria ka qënë pjesë e Gjilanit në kampionatin e fundit, derisa ka luajtur edhe për Ballkanin.
“Solomon nënshkruan kontratë me klubin tonë! Futbollisti nigerian, Theophilus Solomon vjen nga skuadra e Gjilanit, ndërsa në Superligë është paraqitur edhe me klubin e Ballkanit. Qendërsulmuesi Solomon ka mbi pesëdhjetë ndeshje në futbollin kroatë dhe të Shqipërisë me klubet e Sibenik, Istra dhe Partizani nga Tirana. Ai tek Gjilani në nëntëmbëdhjetë paraqitje ka realizuar gjashtë gola dhe dy asistime”, thuhet në njoftimin e skuadrës dukagjinase.
/Epoka e re/