Solskjaer bëhet trajner i ri i Rashicës dhe Muçit

17 janar 2025 | 14:23

Ole Gunnar Solskjaer ka kompletuar kalimin e tij te Beshiktashi duke u emëruar trajner i ri i klubit turk. Trajneri holandez, Giovanni Van Bronckhorst është shkarkuar nga Besiktasi pas vetëm pesë muajsh në krye të gjigantit turk duke lënë për gati dy muaj vendin e lirë. Megjithatë, kjo situatë nuk ka shkuar në pafundësi pasi Beshiktashi ka reaguar duke arritur marrëveshje me trajnerin e ri, Solskjaer.

Solskjaer në Aeroportin Ataturk u prit nga drejtuesit Hakan Daltaban dhe Kaan Kasaci, si dhe anëtarja e bordit Merve Oztopaloglu. “Jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është e mrekullueshme të kesh kaq shumë njerëz këtu për këtë klub të madh. Kemi pasur takimet e para. Mezi pres të filloj punën time. Është fantastike të jesh në këtë qytet të mrekullueshëm”, ka thënë Solskjaer. Ish-trajneri i Manchester United thuhet se ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026, teksa aty do të takojë edhe dy futbollistët shqiptar, Milot Rashica dhe Ernest Muçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), për deputetë po…