Solskjaer: Unitedi gaboi me rikthimin e Ronaldo
Ish-trajneri i Manchester United nga viti 2018 deri në vitin 2021, Ole Gunnar Solskjaer është rikthyer të flasë për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi.
Sipas teknikut norvegjez, kjo ishte një lëvizje e gabuar e drejtuesve të klubit, pasi Ronaldo ndikoi në atmosferën e skuadrës.
“Cristiano është një lojtar i ndryshëm nga Rashford, Martial, Cavani apo Greenëood. Ai që e vuajti më shumë transferimin e Ronaldos ishte Cavani. Duhej të luanim në një mënyrë tjetër dhe ia komunikuam Cavanit se gjithçka kishte ndryshuar. Ronaldo nuk ishte një problem kur ne e kishim kontrollin e topit. Por, e dinim se nuk mund të mbështeteshim te ai kur kundërshtari luante topin ndaj na u desh të ndryshonim disa aspekte. Para se të vinte Ronaldo ishim një nga skuadrat që bënim më shumë presion”, ka thënë Solskjaer.
“Mendoj se transferimi i Ronaldos ishte më shumë për çështje pasioni, se sa logjike. Megjithatë, u mendua se një profesionit si Ronaldo do të ndikonte për mirë te Rashford, Greenëood apo Martial. Por, nuk shkoi kështu. Nuk ishte e lehtë ta menaxhoje. Kur mbërriti më tha që ta aktivizoja për tre ndeshje me radhë dhe në ndeshjen e katërt ta ulja në stol. Kur e ula në ndeshjen e katërt nisi të ankohej. E jeton futbollin në një mënyrë shumë pasionale”, ka shtuar Solskjaer.