Solskjaeri e kërkon Chiesan në United

08 shkurt 2019 | 22:59

Federico Chiesa vazhdon ta habisë dhe ta ngjallë interesin e shumë skuadrave të madhe evropiane.

Sipas medieve angleze, radhës së gjatë të ekipeve që interesohen për talentin e Fiorentinës i shtohet edhe Manchester Unitedi, pasi trajneri Ole Gunnar Solskjaer e pëlqen shumë futbollistin.

Për të arritur te kartoni i 21-vjeçarit “Djajtë e Kuq” më parë duhet ta mposhtin konkurrencën e Bayern Munchenit, Juventusit, Interit dhe Napolit që kanë kohë që janë vënë në ndjekje të sulmuesit, kartoni i të cilit nga klubi vjollcë vlerësohet rreth 60 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM), ka…