Solskjaeri tregon se kur debuton Ronaldo
Sulmuesi portugez do të ketë një rol për të luajtur në ndeshjen e Premier League të shtunën, ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer.
Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë në Manchester United kundër Newcastle në Premier League të shtunën, ka konfirmuar Ole Gunnar Solskjaer.
Reprezentuesi portugez është stërvitur me shokët e tij të rinj të skuadrës për herë të parë këtë javë, derisa ata përgatiten të mirëpresin skuadrën e Steve Bruce në ‘Old Trafford’ në fundjavë.
Emocioni ka filluar që kur kthimi i Ronaldos u njoftua dy javë më parë me tifozët e ‘dëshpëruar’ për ta parë atë në aksion me fanellën e United përsëri dhe Solskjaer konfirmoi se ai do të ketë një pjesë për të luajtur të shtunën.
Solskjaer nuk konfirmoi nëse do të startonte nga fillimi, por tha se do të përfshihej. Bosi i United tha: “Ai po kalonte një para-sezon të mirë me Juventusin, luajti me ekipin kombëtar dhe pati një javë të mirë me ne, ai patjetër që do të jetë në fushë në një moment, kjo është e sigurt.”
Duke folur për mënyrën se si do ta menaxhojë Ronaldon, Solskjaer tha: “Ai e di që unë duhet të marr vendimet kur do të luaj me të, kur jo. Çdo lojtar dëshiron të luajë sa më shumë që të jetë e mundur, natyrisht që ata bëjnë.
“Ajo është puna ime, që ta menaxhoj atë dhe të marr më të mirën prej tij. Unë dua të shoh më të mirën prej tij dhe, natyrisht, kjo vjen me komunikimin me të. Ai nuk ka nevojë që unë t’i them atij se çfarë të bëjë. Ai gjithmonë ka pasur vendosmërinë dhe dëshirën për të qenë më i miri dhe ende ka. “
Me përfshirjen e Ronaldos të konfirmuar, Solskjaer foli për opsionet e tjera që ka në dispozicion të tij. “Ata janë të gjithë duke stërvitur. Dean [Henderson] nuk ka më pas-efekt (të Covid) dhe lodhje, kjo është shumë pozitive. Telles nuk është ende 100 për qind, ai do të jetë ende disa javë jashtë dhe Scott [McTominay] është shëruar shumë shpejt nga operacioni, ”tha ai.
“Nëse ai do të luajë apo jo, nuk jam i sigurt, por me siguri jo, varësisht se kë kemi në dispozicion dhe kë mund të përdorim.
“Jadon kthehet me një goditje të vogël, por ai ka stërvitur dy ditët e fundit dhe është i vendosur të jetë i aftë dhe është në dispozicion kështu që kjo është pozitive.
“Cristiano është stërvitur gjatë gjithë javës kështu që ai është në dispozicion. Nga ndeshjet ndërkombëtare, ne nuk morëm asnjë të lënduar, Luke [Shaw], Harry [Maguire] dhe Victor [Lindelof], luajtën vonë të mërkurën mbrëma, kështu që ata nuk kanë pasur lëndime dhe ata do të jenë në dispozicion”, ka përfunduar norvegjezi.