Solskjeri vendos, penalltitë tash e tutje i godet Rashfordi
21 gusht 2019
| 13:05
Penalltia e humbur ndaj Wolvesit që i hoqi mundësinë Manchester United për të marrë tre pikët edhe në javën e dytë të Premier Ligë por që solli edhe irritimin e tifozëve në rrjetet sociale, ka detyruar trajnerin e “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer të zbresë nga hierarkia Paul Pogban.
Sipas asaj që raporton gazeta prestigjioze “The Sun”, mesfushori francez nuk do të jetë më goditësi i parë i 11-metërshave të Unitedi, pasi Solskjaer ja ka kaluar këtë të drejtë sulmuesit të talentuar Marcus Rashford.