Somali, rreth 2,5 milionë personave u nevojitet ndihmë humanitare
Qeveria somaleze ka njoftuar se 2,5 milionë personave në këtë vend u nevojitet ndihmë humanitare për shkak të pandemisë së Covid-19, sulmeve terroriste dhe katastrofave humanitare.
“Pandemia e koronavirusit, problemi me ujin e pijshëm, përmbytjet dhe terrorizmi janë mes sfidave kryesore për Somalinë”, ka theksuar ministrja somaleze për Çështje Humanitare dhe Menaxhim të Katastrofave, Khadija Diriye.
Ministri somalez i Financave, Abdirahman Duale Beileh, ka theksuar se Organizata për Bashkëpunim Islam (OIC), Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore pozitivisht iu përgjigjën thirrjeve qeveritare për ndihmë.
Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) ka paralajmëruar se tensionet politike në Somali kanë shkaktuar krizë humanitare në vend dhe ka sipas kësaj zyre 800.000 persona doemos duhej të migronin.