Sommer: Për titull do të jetë vështirë këtë sezon

18 tetor 2024 | 16:00

Portieri Yann Sommer po zhvillon sezonin e tij të dytë me skuadrën e Interit.

I shpallur kampion sezonin e kaluar, gardiani zikaltët është ambicioz se edhe këtë sezon skuadra e tij mund të bëjë mirë, por do të jetë më i vështirë për të arritur deri te titulli.

“Unë imagjinoj një sezon shumë të vështirë, me shumë konkurrencë. Ne e kemi parë tashmë se sa të fortë janë Juve dhe Napoli, por humbëm edhe derbin, kështu që kujdes edhe për Milanin. Kur thonë se çdo ndeshje është e vështirë në Itali, nuk është retorikë. Është e vërteta, do të jetë shumë e vështirë të konfirmosh veten”, ka thënë Sommer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat sociale janë një vitrinë e mrekullueshme virtuale ku të…