Sonda kineze ulet në anën e padukshme të Hënës
06 janar 2019
| 13:23
Mediat shtetërore në Pekin kanë njoftuar se një sondë kineze e hapësirës u ul me sukses në anën e padukshme të Hënës, hera e parë në histori.
Sonda Chang’e-4 u nis në fillim të muajit të kaluar nga Qendra e Lëshimeve Satelitore Xi-chang në Kinën jugore.
Menjëherë pas uljes, sonda dërgoi një foto të sipërfaqes së Hënës. Sonda do të kryejë studime astronomike, analiza mbi përbërjen minerale të Hënës dhe eksperimente mbi rrezatimin e mjedisit rrethues.
Ky është mjeti i dytë kinez i hapësirës që bën ulje të butë në Hënë, pas një sonde lëvizëse në vitin 2013.