Sonda në planetin Mars dërgon zhurmat e para
Agjencia Hapësinore e NASA ka publikuar për herë të parë një video ku dëgjohen qartë disa zhurma nga planeti Mars.
Sonda Perseverance udhëtoi nëpër hapësirë për gati shtatë muaj dhe javën e kaluar u ul në Mars. Regjistrimi zanor u bë menjëherë sapo ajo shkeli në planetin e kuq, kur u dërguan edhe imazhet e para.
Shkencëtarët e NASA e kanë konsideruar këtë gjë si historike që nuk është arritur kurrë më parë në historinë e njerëzimit. Nëpërmjet kësaj sonde e cila është e shoqëruar edhe me një helikopter të vogël, synohet të realizohen studime gjeologjike të detajuara në kërkim të sedimenteve të lashta në të cilat shpresojnë të zbulojnë gjurmë jete.
“Perseverance” ka motorë të fuqishëm dhe është e pajisur me 5 kamera në pjesë të ndryshme të saj për të dërguar imazhe me ngjyra.
NASA ka bërë të ditur që kjo arritje do t’ju shërbejë të rinjve që nuk duan vetëm të eksplorojnë botët e jashtme dhe të ndërtojnë anije kozmike për t’i çuar atje, por gjithashtu të jenë pjesë e ekipeve të ndryshme.
Your front-row seat to my Mars landing is here. Watch how we did it.#CountdownToMars pic.twitter.com/Avv13dSVmQ
— NASA's Perseverance Mars Rover (@NASAPersevere) February 22, 2021