
Sondazh: Rreth 52 për qind e amerikanëve besojnë se Trumpi do të kërkojë një mandat të tretë
Rreth 52% e amerikanëve besojnë se presidenti amerikan, Donald Trump do të kërkojë një mandat të tretë në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar një sondazh i ri i YouGov.
I pyetur nëse Trumpi do të kërkonte një mandat të tretë, 21 për qind e të anketuarve thanë “padyshim” dhe 31 për qind thanë “ndoshta”.
Sondazhi ka zbuluar se 16 për qind e të anketuarve besojnë se Trumpi ndoshta nuk do të kërkojë një mandat tjetër si president.
Sipas Kushtetutës së ShBA, një president ka të drejtë për një maksimum prej dy mandatesh dhe përfaqësuesi Republikan, Andy Ogles së fundmi ka propozuar një amendament që do t’i lejonte Trumpit të shërbente një mandat tjetër.
Vetë Trumpi ka hedhur idenë e një mandati të ri në një event, duke pyetur audiencën nëse ai duhet të kandidojë përsëri.