
Sondazhet: Disfatë e populistëve në zgjedhjet për Parlamenti Evropian
24 maj 2019
| 11:50
Surprizë në zgjedhjet europarlamentare në Holandë. Exit poll-et tregojnë se euroskeptikët anti-emigrantë të Partisë së Lirisë të Gert Vildersit kanë humbur tre vende në Parlamentin Evropian, duke siguruar vetëm një ndenjëse.
Sipas përllogaritjeve, shumicën e vendeve që i takojnë Holandës e kanë marrë laburistët e Frans Timermansit, i cili është kandidat i socialdemokratëve evropianë për president të Komisionit Evropian.
Ndërsa partia popullore e kryeministrit Mark Rute renditet e dyta me 4 vende.
Të enjten votuan edhe britanikët, ndërsa sot është radha e Irlandës dhe Çekisë. Zgjedhjet përmbyllen të dielën kur pritet të votojë shumicë e vendeve anëtare të unionit.