Sondazhet e para në Francë: Partia e Le Pen udhëheq, por nuk arrin shumicën në Asamblenë Kombëtare
Rassemblement National (RN), partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen, nuk do të fitonte një shumicë absolute në Asamblenë e re Kombëtare.
Kështu tregojnë exit poll-et e publikuara nga mediat belge, të cilat shpërndajnë të dhëna për zgjedhjet legjislative franceze në bazë të informacionit të mbledhur në qytetet e vogla, ku qendrat e votimit u mbyllën në orën 18:00, ndërsa në qytetet e mëdha votimi do të vazhdojë deri në orën 20.00 transmetuesi publik belg Rtbf, RN dhe aleatët e tij do të fitonin ndërmjet 210 dhe 228 vende, larg 289 që është pjesa për një shumicë absolute.
Sipas një media tjetër, La Libre, e cila citon një sondazh nga Ipsos, RN dhe aleatët e saj do të merrnin 228 vende, Fronti i Ri Popullor 161, Ansambli 124, Republikanët dhe partitë e tjera të krahut të djathtë 50. Këto të dhëna duhet në çdo rast merren parasysh me kujdesin maksimal.