Sondazhet në Britani parashikojnë humbjen e Sunakut
17 qershor 2024
| 09:39
Agjencia kërkimore “Savanta” njoftoi se Partia Laburiste e Kier Starmer do të ketë 46 për qind të votave ose dy për qind më shumë krahasuar me sondazhin pesë ditë më parë, ndërsa mbështetja për konservatorët ra 4 për qind, në 21 për qind.
Sondazhi është bërë nga data 12-14 qershor për Sunday Telegraph.
“Hulumtimi ynë sugjeron se këto zgjedhje mund të jenë asgjë më pak se një goditje për Partinë Konservatore,” tha drejtori i kërkimit politik të Savanta, Chris Hopkins.