Sondazhet thonë se lista e Le Penit e ka mposhtur atë të Macronit në zgjedhjet e Parlamentit Evropian

09 qershor 2024 | 21:25

Sondazhet franceze thonë se lista e Fronti Kombëtar e Marine Le Pen, e udhëhequr nga Jordan Bardella, ka dalë në krye me më shumë se 30% të votave. Asnjëherë RN nuk kishte arritur të merrte një përqindje kaq të lartë votash sa ajo.

Partia Rilindja e presidentit Macron, e udhëhequr nga Valerie Hayer, ka dalë e dyta me 15.2%.

Socialistët, nën drejtimin e Raphaël Glucksmann, kanë arritur 14%, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Reconquest i ekstremit të djathtë të Eric Zemmour ka arritur 5.5%, ndërsa krahu i majtë France Unbowed (LFI) ka marrë 8.3%.

Dhe duket se të Gjelbrit arritën vetëm 5.2% – pak më shumë se 5% e nevojshme për të shkuar në Parlamentin Evropian.

Pjesëmarrja në Francë ishte afërsisht 51%, pra pak më e lartë se 50.12% e vitit 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë është mbajtur konkursi i bukurisë, Miss Universe Albania &…