Sondazhi i AAK-së: Do të fitojmë 22 për qind të votave
“Në bazë të hulumtime të fundit të opinionit publik, rezulton se sikur zgjedhjet të mbaheshin sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të fitonte mbi 22 përqind të votave, duke u renditur kështu si Partia me gjasa reale për të fituar zgjedhjet”, kështu është bërë me dije në njoftimin për media të AAK-së.
Në njoftim thuhet se ndër të dhënat tjera me rëndësi të këtij sondazhi, është se 58.6 përqind e respondentëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit Haradinaj.
“Trendi i rritjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, krahasuar me sondazhin paraprak të kryer në Prill të këtij viti, është mbi 4%, ndërkohë që ky trend vazhdon të jetë në ngritje të vazhdueshme. Duke mos dashur ta zhvlerësojmë këtë sondazh, hulumtimet tona të brendshme, e nxjerrin Aleancën edhe më mirë dhe fituese të pakontestueshme të zgjedhjeve”.
“Kjo klimë dhe mbështetje e krijuar për AAK-në dhe Liderin e saj Ramush Haradinaj, është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta dhe vendosëmërisë e kursit të qartë, se interesat e shtetit dhe të qytetarit të tij, janë mbi krejt interesat politike e partiake të ditës. 100% KOSOVA”, është thënë në njoftimin për media të AAK-së.