Sondazhi i “Albanian Post”: Vetëvendosje del 51%,

02 shkurt 2021 | 21:11

Në sondazhin e realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, për trendin e preferencave politike para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.

Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10  thotë se margjiina e gabimit mund të jetë 1.5%.

Sipas këtij sondazhi LVV merr 51.3%, LDK 15.5%, PDK 13.2%, AAK 5.5%.

Nisma Socialdemokrate mbetet nën prag sipas këtij sondazhi me vetëm 1.8 për qind.

Numër mjaft i madh i njerëzve tregojnë se janë të pavendosur me 9.6 për qind.

Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.

Sondazhi ka pasur mostër prej 1035 respodentësh, kurse ka qenë e shtrirë proporcionalisht në gjithë territorin e Kosovës.

Gjithashtu variabla kanë qenë punësimi, mosha, gjinia, niveli i shkollimit dhe statusi social.

Në bazë të këtyre shifrave LVV do të merrte 58 mandate, LDK 18 mandate, PDK 16 mandate derisa AAK 8 mandate.

Po sipas këtij sondazhi, Albin Kurti me 51% është lideri më i preferuar, i pasuar nga Hoti me 15.6% dhe Hoxhaj me 12.7%.

E përkthyer në deputetë, VV’ja merr 58 deputetë, ndërsa LDK 18, e PDK 16 sosh.

Sondazhi:

VV dhe Osmani 51,3%

LDK dhe AKR 15,5%

PDK 13,2%

AAK 5,5%

Nisma 1.8%

Të pavendosur 9.6%

Të tjerët 1,3%

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolves ka mposhtur me përmbysje Arsenalin, në një ndeshje që…