Sondazhi i CNN-it: Trumpi po vazhdon të humbë kundër Bidenit

04 gusht 2020 | 08:19

Pasqyra politike kombëtare amerikane është zhvendosur në mënyrë të qartë dhe të konsiderueshme në favor të Joe Bidenit qëkur u paraqit si kandidat i Partisë Demokratike në muajin mars.

Duke pasur parasysh pandeminë e vazhdueshme të përhapjes së koronavirusit, shkatërrimit të vazhdueshëm të ekonomisë së miliona amerikanëve, po krijon opinionin te zgjedhësit amerikanë se ka humbur kontrollin dhe se nuk është më i afti presidenti aktual, Donald Trump, raporton CNN.

Ndoshta zhvillimi më befasues është se Trumpi dhe ekipi i tij i fushatës nuk janë përpjekur gjatë dy muajve të fundit për t’i kthyer ato pasuri që duket se funksiononin. Dhe ata me siguri kanë provuar.

Nga nisja e një mesazhi të rendit dhe ligjit, përballë protestave kryesisht paqësore për drejtësi racore deri te shkarkimi i menaxherit të fushatës dhe dështimi në luftën me pandeminë globale të Covid-19, gara për Shtëpinë e Bardhë ka vazhduar të lëvizë në drejtimin e Bidenit, transmeton Telegrafi.

Sipas sondazhit të fundit të rrjetit kabllor amerikan të lajmeve, CNN, Biden aktualisht është duke udhëhequr sa iu përket numrit të votave elektorale, ku deri më tani thuhet se ka siguruar 268 vota nga 270 sa duhen për t’u zgjedhur president i ri i ShBA-së.

Në anën tjetër, Trumpi deri më tani thuhet se ka 170 vota elektorale, por që asgjë nuk dihet pasi që edhe në sondazhet e para katër vjetëve, presidenti aktual ishte pas kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Ndryshe, kujtojmë se zgjedhjet për të parin e ShBA-së do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shkrim publikuar në “Facebook”, ish-deputeti Milaim Zeka ka…