Sondazhi i KDI-së: Kështu do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të enjten prezantimin e gjetjeve nga hulumtimi për matjen e opinionit publik në Kosovë lidhur me gjendjen aktuale politike, kënaqshmërinë me punën e institucioneve publike, si dhe preferencat politike të qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas këtij instituti, subjekti politik i cili do të votohej më së shumti nga qytetarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diele, del të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 23.8 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 18.4 për qind, Lëvizja Vetëvendosje (LV) me 17.6 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 8.8 për qind të të anketuarve. 4.1 për qind e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të votonin për Listën Serbe.
Nisma Socialdemokrate sipas këtij sondazhi do të merrte 4.9 për qind të votave, Partia Socialdemokrate 2 për qind, Aleanca Kosova e Re 1.7 për qind dhe Alternativa 0.6 për qind. Kjo nënkupton se këto parti nuk do të mund ta kalonin pragun zgjedhor prej 5 për qind.
Linku i detajeve të këtij hulumtimi: http://kdi-kosova.org/aktivitetet/sondazhi-nje-vit-pas-qytetaret-te-pakenaqur-me-punen-e-ekzekutivit-dhe-legjislativit/.