Macroni fiton zgjedhjet presidenciale
24 prill 2022
| 20:17
Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron po shkon drejt fitores në zgjedhjet presidenciale franceze, tregojnë shifrat e para pas mbylljes së qendrave të votimit.
Sipas sondazhit të parë, Macron mori 58.2 për qind të votave dhe Le Pen 41.8 për qind, raportojnë mediat e huaja.
Macron ka garuar kundër kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.
Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.
(Sh. Rexhaj)