Sondazhi i realizuar nga UBO Constulting: VV e LDK barazohen në Prishtinë
Kur në diskursin publik kanë nisur të shtohen deklaratat për zgjedhje të reja, e ndonjë mocion të mundshëm mosbesimi që e ka nisur AAK-ja, po vazhdojnë matjet e sondazhet e ndryshme.
UBO Constulting ka realizuar një tjetër sondazh me pyetje për qytetarët se cilën parti do ta votonin nëse zgjedhjet nacionale do të mbaheshin të dielën.
Nacionale e ka siguruar një rezultat të përgjigjeve që janë marrë vetëm në një komunë, pra në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Sondazhi është realizuar me 1 mijë e 200 respodentë.
Sipas rezultatit të këtij sondazhi që është realizuar në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dalin pothuajse me rezultat të barabartë.
Partia e kryeministrit Kurti nga përgjigjet e qytetarëve del të ketë marrë në Prishtinë 27.9% apo 335 vota. Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 327 vota apo 27.2%
Pra, për ta saktësuar, nëse zgjedhjet nacionale do të mbaheshin të dielën, 27.9% të qytetarëve të Prishtinës do ta votonin VV-në, kurse 27.2% partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku.
PDK-ja në këtë sondazh në Prishtinë del e treta me 10.6% apo 127 vota. AAK-ja me 2.4% apo 29 vota. Kurse partitë e tjera, kanë krejtësisht numër minimal të votave.
Ky rezultat, është skajshmërisht dallues me rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2021 në votat e Prishtinës.
Vetëm me rezultatet e Prishtinës, VV-ja kishte 65% apo mbi 71 mijë vota, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës 16% apo afër 18 mijë vota. Kurse, PDK-ja siguronte 11.7%, apo mbi 12 mijë vota.
Bazuar në këtë sondazh dhe duke krahasuar me rezultat e zgjedhjeve nacionale të vitit 2021 në Prishtinë, atëherë LDK-ja ka një rritje të madhe në kryeqytet, përderisa VV-ja një rënie të dukshme.
A po i tutet VV-ja “Rrugës së Re” të LDK-së së Abdixhikut?
Rruga e Re” e LDK-së tashmë ka nisur të marrë formën e saj. Pas logos, është paralajmëruar edhe publikimi i një programi gjithëpërfshirës, që duket të jetë pjesë e reformës së Lumir Abdixhikut, pas debaklit elektoral të LDK-së më 14 shkrut të 2021. Por kjo nismë e Abdixhikut, duket se i ka trazuar ujrat në VV, teksa tre zyrtarë të saj kanë tentuar të ironizojnë me “Rrugën e Re” të LDK-së.
Dejona Mihali, Dimal Basha dhe Mefail Bajqinovci janë tre “musketerët” e VV-së që shkruan ca rreshta, duke e kundërshtuar përmes ironisë rrugën e LDK së Abdixhikut.
Në fakt, ironia e tyre më shumë lë përshtypjen e një frike të qenësishme nga mundësia e ngritjes së LDK-së. Pra ekzistimi i potencialit për rikthimin e LDK-së, e ka degjeneruar “kritikën” e VV-së në rreshta ironik.
Ndoshta në këtë rast ironia tregon edhe pamundësinë për të artikuluar ndonjë kritikë për “Rrugën e Re” të LDK-së.
Karvanit të tentativës për “kritikë” përmes ironisë, iu bashkuan edhe disa analistë të afërt me qëndrime me VV-në, të cilët mund t’i përmbledhim nën cilësorin e “analistëve të pushtetit”.
Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve të LVV-së, ka komentuar “Rrugën e Re” të LDK-së, e cila tashmë e ka bërë gati edhe programin, ndonëse ende nuk e ka publikuar.
Mihali ka shtruar një pyetje, që më shumë gjasë duhet të jetë retorike.
Në fakt, për mes pyetjes dhe fjalisë pasuese, ajo është tallur me LDK-në, por edhe me nismën e Qeverisë në Hije të PDK-së, e cila nuk kompletuar.
“Kjo rruga a shpie te qeveria në hije e PDK?
Se ka humbur prej vjet në pranverë kur u formua.” – shkroi ajo.
Ndërsa, deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, tenton të ironizojë më programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, por nuk është se ia del edhe aq.
“Uroj që ka ndonjë kontroll rrugës para se me marrë n’qaf naj njeri n’udhë të drejtë”, shkruan Dimal Basha.
Kjo ka nxitur shumë reagime.