Sondazhi i “Reuters”: Biden gëzon përkrahje më të madhe se Trump

22 korrik 2020 | 14:28

Sipas sondazhit të realizuar nga agjencia “Reuters” dhe “Ipsos”, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit të tij, Donald Trump.

Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, të realizuar nga 15 deri më 21 korrik, Joe Biden e gëzon përkrahjen e 46 për qind të votuesve të regjistruar, ndërsa Donald Trump e ka përkrahjen e vetëm 38 për qind të tyre.

Fushata e të dy kandidatëve për një kohë të madhe është përqendruar te votuesit e pavendosur, të cilët mund t’i ndryshojnë qëndrimet dhe mund të ndikojnë në rezultat, shkruan “CNN”

Sipas të dhënave të sondazhit, 61 për qind e votuesve të pavendosur thanë se do ta përkrahnin kandidatin Joe Biden, ndërsa 39 për qind e tyre do ta mbështesnin Donald Trumpin.

72 për qind e votuesve të pavendosur thanë se nuk janë të kënaqur me performancën e presidentit të tanishëm dhe se vendi është duke ecur në rrugën e gabuar. 62 për qind thanë se ekonomia është gjithashtu në drejtim të gabuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport…