Sondazhi i UBO-s: Arben Vitia i pari, Uran Ismaili renditet i dyti
Gazeta Express ka siguruar një sondazh te UBO consulting” i cili është financuar nga një parti politike për garën ne Prishtine.
Sipas këtij sondazhi, Arben Vitia prin ne kryeqytet me 49,6%, përderisa Uran Ismaili është i dyti me 21,6%. Ndërkaq, kur te mblidhen votat e te anketuarve qe nuk e kane treguar preferencën e tyre për kandidatet, atëherë Vitia merr 51,9%.
Gjithnjë sipas sondazhit – nëse do të këtë balotazh – Ismaili është kandidati dukshëm me i preferuari si ‘zgjedhje e dyte’; me 21,7%.
Gara për Prishtinën është kthyer në më dramatiken, sepse rezultati nuk duhet lehtë i parashikueshëm. Janë tre kandidatë, renditja e të cilëve bëhet ndryshe-ndryshe, në shumë prej sondazheve e parashikimeve.
E, në një sondazh që e ka kryer kompania “UBO consulting” këtë javë, për një parti politike, 49.6 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se do ta votonin Arben Vitinë për kryetar të Prishtinës. 21.6 për qind e tyre kanë thënë se do ta votonin kandidatin e PDK-së, Uran Ismailin. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama është i treti në listën e përzgjedhjes së të anketuarve.
3.5 për qind e të anketuarve kanë thënë se janë akoma të pavendosur, ndërsa një për qind prej tyre refuzojnë ta tregojnë zgjedhjen e tyre.
Daut Haradinaj, ndërkaq, del me 3.8 për qind. 1 për qind kanë zgjedhur kandidatin e AKR-së, Gëzim Mehmetin.
Nëse llogariten vetëm votat e atyre që janë deklaruar, Vitia del me 51.9 për qind, Ismaili me 22.6 për qind, ndërsa Rama me 20 për qind.
Cili kandidat për Prishtinën, do të ishte zgjidhja e dytë e atyre që kanë deklaruar se kë do ta votonin?
44.6 për qind e të anketuarve thonë se nuk kanë zgjedhje të dytë, ndërsa 21.7 për qind e kanë zgjedhje të dytë Uran Ismailin. 11.0 për qind e rendisin si zgjedhje të tyre të dytë Ramën, ndërsa 10.2 për qind Vitinë.
Të anketuarit e kanë vlerësuar programin e Vitisë si më të mirin për Prishtinën, ndonëse atë e ka akuzuar LDK-ja se ua ka vjedhur një pjesë të planeve për kryeqytetin. Të dytin më të mirin, të anketuarit e kanë konsideruar programin e Ismailit të PDK-së. Ndërsa, i treti renditet ai i Ramës.
Qytetarëve u është bërë edhe pyetje se në cilën pozitë publike e duan Arben Vitinë. 35.2 prej të anketuarve janë përgjigjur se e duan në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, ku ka qenë deri para pak ditëve, kur dha dorëheqje. 40.9 për qind prej tyre e duan kryetar të kryeqytetit, ndërsa 23.9 për qind nuk do t’i jepnin Vitisë asnjë pozitë.
74.6 për qind e të anketuarve janë prej qyteteve, ndërsa 25.4 prej zonave rurale.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen këtë të diel, më datë 17 tetor. Balotazhi mbahet pas një muaji.
Prishtina është udhëhequr në dy mandatet e fundit nga kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti. Në gjysmë të mandatit të tij të dytë, ai u largua nga partia e Albin Kurtit, e VV-ja vërshoi kundër tij.
Kandidati i tanishëm i VV-së, Arben Vitia, ka qenë drejtor i Shëndetësisë gjatë udhëheqjes së Ahmetit, e më pas, kur VV-ja i fitoi zgjedhjet e përgjithshme, u emërua ministër i Shëndetësisë.
Edhe Uran Ismaili ka qenë ministër i Shëndetësisë, asamblist në Komunën e Prishtinës dhe së fundit deputet, post të cilin e dorëzoi pasi kandidoi për kryetar të komunës.
Përparim Rama i LDK-së është arkitekt pa të kaluar politike. Për të garuar për kryetar të Prishtinës, ai ka ardhur nga Londra, ku jeton e punon.
Daut Haradinaj garon nga AAK-ja. Ka qenë deputet në disa mandate. Gëzim Mehmeti i AKR-së ka qenë drejtor i Infrastrukturës gjatë qeverisjes së Shpend Ahmetit. Janë edhe dy kandidatë të tjerë: Avni Cakmaku i Fjalës, që në sondazh del me 0.3 për qind dhe Florim Isufi i Partisë Balliste që del me 0.5