Sondazhi i ‘Valicon’-it, Mustafa i LDK-së: Kosova meriton zgjidhje reale, jo statistika të rreme të lojërave shpërblyese online

17 janar 2025 | 11:41

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj sondazhit të kompanisë “Valicon”, i cili e ka nxjerr Vetëvendosje me 52 për qind.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se Kosova meriton zgjidhje reale dhe jo statistika të rreme të lojërave shpërblyese.

“Asnjë mashtrim i LV-së nuk mund të fshehë dështimet e katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale, jo ne shifra të rreme të lojërave shpërblyese ne internet. E ardhmja e Kosovës është shumë e rëndësishme e nuk i meriton këto lojëra te VV-së. Ndryshimi po vjen për Kosovën”, ka thënë Mustafa.

Ndër të tjera, ai ka theksuar rëndësinë e trashëgimisë politike të presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

“Përshëndetje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shtëpia e lirisë, pavarësisë, demokracisë themelet e së cilës i vendosi Ibrahim Rugova e ku zot shtëpie, dikur fizikisht e përgjithmonë shpirtërisht është Ibrahim Rugova”, është shprehur Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe…