Sondazhi i KDI-së: LDK e para, PDK e dyta dhe Vetëvendosje e treta
04 korrik 2018
| 13:13
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar të mërkurën një sondazh lidhur me preferencat e qytetarëve për partitë politike në vend.
Sipas këtij sondazhi, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, LDK-ja do të dilte partia e parë me 30. 8 për qind të vota, ndërsa PDK-ja e dyta me 23 për qind të votave, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 21.2 për qind.
Pas këtyre tri partive, AAK-ja do të merrte 10. 4 për qind të votave e pasuar nga Nisma Socialdemokrate me 6.3 për qind.
Gjithnjë duke iu referuar këtij sondazhi, Partia Socialdemokrate (PSD) e drejtuar nga Shpend Ahmeti nuk do ta kalonte as pragun zgjedhur, ku do të merrte vetëm 2.4 për qind të votave.
/Epoka e re/