Sondazhi tregon rritje të pakënaqësisë ndaj Scholzit

20 gusht 2023 | 16:32

Olaf Scholz nuk ka arritur të fitojë simpatinë e gjermanëve. Këtë tregon një sondazh i realizuar nga agjencia e sondazheve INSA dhe publikuar nga gazeta Bild, ku rezulton se gati 2/3 e gjermanëve (64% e votuesve) duan “ti heqin prizën” koalicionit që drejton vendin.

Sondazhi për perceptimin mbi punën e qeverisë është zhvilluar menjëherë pas “Politbarometri”, që tregonte se gjermanët janë të pakënaqur me kancelarin Scholz.

Sipas shumicës së gjermanëve që morën pjesë në sondazhin e publikuar të shtunën, ndryshimi i qeverisë do ta bënte vendin më të mirë.

Vetëm 22% e të anketuarve nga INSA thanë se mendonin se zgjedhjet nuk do të ishin në përfitim të Gjermanisë. E njëjta përqindje thanë se ishin të kënaqur me punën e Olaf Scholz si kancelar, ndërsa 70% është shkalla e të pakënaqurve.

Anketuesit pyetën gjithashtu për koalicionin e ashtuquajtur “semaforik” të socialdemokratëve të qendrës së majtë (SPD), të Gjelbërve dhe Demokratëve të Lirë neoliberalë (FDP). Votuesit u pyetën se si e shohin atë në krahasim me “Koalicionin e Madh” të ish-kancelares Angela Merkel, që u realizua mes Kristian Demokratëve/Kristian Socialistëve (CDU/CSU) dhe SPD-së.

Vetëm 10% thanë se koalicioni aktual po bën më mirë se ai i Merkel, ndërsa 49% e shohin atë si më të keq. Ndërkohë, 28% thanë se rezultati ishte i përzier në varësi të politikave.

Ndërkohë një ditë më parë, sondazhi “Politbarometri” i publikuar nga Grupi i Kërkimeve Zgjedhore të Gjermanisë në emër të transmetuesit publik ZDF tregoi gjithashtu pakënaqësi të votuesve ndaj Scholz si kryeministër.

Ai zbuloi se 51% e të anketuarve ishin të pakënaqur me performancën e tij në detyrë dhe se 58% mendonin se qeveria po bënte një punë të dobët.

U regjistruar gjithashtu një mbështetje e dobët historike edhe për SPD-në e Scholz-it, pasi vetëm 19% thanë se do të votonin për partinë nëse zgjedhjet mbahen tani afër, ndërsa 15% thanë se do votojnë të Gjelbërit dhe vetëm 7% FDP-në.

Blloku CDU/CSU merr 26% të mbështetjes së votuesve në sondazh, ndërsa partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) merr 19%.

Udhëheqësi i AfD-së Tino Chrupalla tha të shtunën se partia e tij kërcënon pozitat e CDU/CSU, me përqindjen e votuesve të AfD-së që është rritur nga 10.3% në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 në 21% në muajt e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se partia e…