Soni flet për dëmtimin e Gomesit
07 nëntor 2019
| 11:49
Heung Min Son ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pas dëmtimit të tmerrshëm të Andre Gomes. Koreanojugori u ndje keq për dëmtimin që i shkaktoi aksidentalisht portugezit, madje një natë më parë njërin prej golave të shënuar në Ligën e Kampionëve ia dedikoi Gomesit.
“Kanë qenë ditë mjaft të vështira. Gjithsesi, këto ditë më kanë ndihmuar që të kuptoj se sa me fat jam, pasi të gjithë më kanë qëndruar pranë. Tifozët, shokët e ekipi dhe të gjithë më kanë dërguar mesazhe. Ndihem shumë keq nga ajo që ndodhi, pasi ishte i gjithi një aksident. Ndihem vërtet keq”, ka thënë Son.