Soni shpreson t’i shmanget ushtrisë
27 gusht 2018
| 15:49
Sulmuesi i Tottenhemit Hotspur, Son Heung-min vazhdon të shpresojë për një medalje në Lojërat Aziatike që po mbahen këtë muaj. 26-vjeçari po merr pjesë në këtë kompeticion për t’i shpëtuar dënimit të tij për të kryer ushtrinë.
Skuadra e Koresë nuk arriti të bënte mirë në kampionatin Botëror dhe ky është një dënim i parashikuar në një ligj të vendosur para fillimit të botërorit që u zhvillua në Rusi. Skuadra e 23-vjeçarëve të Koresë ka arritur një fitore dramatike, e cila e lumturoi jashtë mase lojtarin e Tottenhemit.
Ata kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-3 përballë skuadrës së Uzbekistanit dhe goli i fitores u shënua në minutën e 117. Kështu Son ka akoma shanse të fitojë medaljen e arit me skuadrën e tij dhe ti shpëtojë këtij dënimi.