Sonte

21 tetor 2021 | 09:09

Poezi nga: Elfriede Jelinek
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sonte
harabelat e mi
le të shkojnë
ndër fushat me karafilët e fryrë nga zemërimi.

Sonte
tre papët
shpallin
revolucionin
kundër televizionit adoleshent.

Vulat thyhen
në kokat e tyre
të përgjakura
nëpër ashensorët
e Atit Tonë në Qiell
dhe vonohet dalja e tyre në konferencë.

Sonte
motra ime
me erën martuar
jep gjak
për violonçelin
e shkretëtirës Xheriko
që bën gati trombonet
për një miting proteste.

Sonte
vendos buzët e tua
si ushqim zogjsh
jashtë derës sime
dhe vëzhgoj nga dritarja
betejën e përgjakshme
me skifterin.

Sonte
le të fillojë
bora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Visar Zhiti Zhuritje çame … ka pasur edhe një…