Sonte, Barcelona – Bayern
14 gusht 2020
| 08:52
Të dyja skuadrat pritet që gjithë forcën ta mbështesin te yjet e tyre që po kalojnë nëpër një formë fenomenale, Lionel Messi e Robert Lewandowski.
Tashmë është mësuar çifti i parë gjysmëfinal, kurse rrugës është edhe i dyti.
Barcelona dhe Bayern do të luajnë përballë njëri-tjetrit me synimin e vetëm – kualifikimin tutje dhe pritjen e takimit të nesërm, Manchester City – Lyon, për ta mësuar emrin e kundërshtarit.
Takimi fillon nga ora 21:00, kurse pritet të jetë më interesanti nga të gjitha ndeshjet çerekfinale, gjithmonë duke aluduar edhe në atë sesa interesant mund të jetë City – Lyon.
Në gjysmëfinalen e parë të edicionit 2019/2020 në Champions do të luajnë PSG dhe Leipzig.