![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/xhaka.jpg)
Sonte derbi i Arsenal – City
15 shkurt 2023
| 10:48
Sonte (e mërkurë) zhvillohet ndeshja e mbetur në Premier Ligë mes Arsenalit dhe Manchester Cityt.
Një sfidë jo si të gjithë të tjerat, pasi kjo përballje do të vendosë pothuajse edhe fituesin e kësaj lige, ku të dyja skuadrat janë kokë më kokë për të ngritur trofeun.
Arsenal ndodhet në vendin e parë aktualisht, me 1 ndeshje më pak se Manchester City, të cilën do ta luajë sot në orën 20:30 në “Emirates Stadium”.
“Topçinjtë” e Artetës ndodhen në krye të tabelës me 51 pikë dhe dy ndeshjet e fundit në Premier Ligë nuk kanë rezultuar ashtu siç pritej për ta, pasi kanë marrë vetëm 1 pikë në dy sfidat.