Sonte derbi i basketbollit Ylli – Trepça

09 mars 2025 | 08:05

E diela do të jetë fantastike për adhuruesit e basketbollit.

Në mbrëmje, me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet deri i madh.

Vendi i përballjes mes Yllit dhe kampiones Trepçes, do të jetë Suhareka gjegjësisht palestra “13 qershori”.

Kjo lojë do të transmetohet drejtpërdrejt, ku tjetër veçse në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Ylli-Trepça, vjen veç për meraklinjtë e basketbollit në kanalin e 4-të të sportit.

Derisa edhe një ndeshje tjetër zhvillohet po në mbrëmje, në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, ku do të ballafaqohen Vëllaznimi dhe Bashkimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kërkuar ndihmë…