Sonte derbi i rivalëve të vjetër Trepça – Prishtina

23 janar 2025 | 12:41

Xhiroja e 18-të e Superligës së basketbollit do të vazhdojë sonte me dy ndeshje të tjera. Derbi i kësaj xhiroje do të jetë ai mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte në “Minatori”. “Xehetarët” i kanë 12 fitore e pesë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e tetë humbje.

Këto dy skuadra u përballën mesjavën e kaluar për Kupë, ku bardhekaltrit fituan 67:65 në gjysmëfinale, derisa sfida e kthimit do të zhvillohet mesjavën e ardhshme, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finale.

Vëllaznimi në top formë do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin. Kuqezinjtë kanë nëntë fitore e tetë humbje, derisa prizrenasit janë në vendin e tetë me katër fitore e 13 humbje.

Superliga – Java 18

Sonte takohen:

18:30 Trepça – Sigal Prishtina
18:30 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e…