Sonte derbi mes Rahovecit dhe Besës

20 mars 2025 | 14:15

Sonte prej orës 20:00, zhvillohet derbi i madh i Superligës së hendbollit të Kosovës.

Në palestrën “Misair Isma”, kampioni në fuqi Rahoveci, e pret skuadrën e Besa Famgasit, ose ndryshe rekord kampionen e këtij sporti në Kosovë.

Duelet mes këtyre dy skuadrave kan dhënë gjithmonë ndeshje rivalizuese, dhe vitet e fundit ky takim cilësohet si derbi më i madh në hendbollin e Kosovës.

Tabelës i prinë Rahoveci ku pas 21 ndeshjeve këtë sezon akoma nuk njeh humbje, ndërsa Besa gjendet si pasuesja e parë me 17 fitore dhe 4 humbje.

A do ta vazhdoj Rahoveci dominimin këtë sezon, apo Besa me përvojën e saj do ta marr fitoren e parë ndaj “Vreshtarëve” në edicionin aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë, Tour de France Femmes do të…