Sonte dhe nesër në Prishtinë mbahet “Festa e Muzikës”
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleanca Franceze në Prishtinë organizojnë “Festën e Muzikës” në amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”.
Sonte nga ora 17:00 – 18:30 grupe të organizuara nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Prishtinë si Kori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Studio e Baletit “Mjellmat”, Solistët e QKF grupi “Xixëllonjat”, Studio e Baletit “Behia’s Dance” dhe valltarët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve do të përformojnë në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Kurse nga ora 18:30 – 19:00 do të përformojë grupi “Get up and dance”. Ndërsa në ora 20:00 do të mbahet koncerti i Elsa Hysenit, më pas në ora 21:00 koncerti i Genti Shehollit & Frontina Krasniqit si dhe në ora 21:30 do të mbahet koncerti i Dren Abazit & Zig Zag Orchestra.
Ndërsa nesër më 22 qershor në ora 19:00 do të mbahet gara “Blind Test” për gjetjen e emrit të këngëtarit dhe titullit të këngës që lëshohet aty për aty. Ata që janë më të shpejtë, fitojnë shpërblime.
/Epoka e re/