Sonte dihen dy gjysmëfinalistët e parë të Champions League

15 prill 2025 | 08:42

Sonte do të luhen ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale të Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjeve do të dihen dy gjysmëfinalistët e kësaj gare.

Aston Villa do të ballafaqohet me Paris Saint Germain.

Nga ndeshja e parë në “Parc des Princes”, francezët kanë epërsi prej dy golash pasi që e kishin fituar takimin me rezultat 1:3.

Derisa, ballafaqimi kryesor i mbrëmjes do të jetë ai mes Borussia Dortmund dhe Barcelonës.

“Katalunasit” nga ndeshja e parë kanë një epërsi të konsiderueshme, madje bindëse duke fituar me rezultat 4:0.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00, dhe transmetohen drejtpërdrejt në platformën më gjigante televizive, Artmotion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë,…