Sonte Drita – Prizreni 16, nesër derbi Prishtina – Ylli

01 prill 2022 | 11:20

Xhiroja e 25-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje shumë interesante.

Takimi i parë zhvillohet në mes të Dritës dhe Prizrenit 16, ku prizrenasit janë favoritë për të triumfuar, pasi kanë 14 fitore dhe dhjetë humbje, kurse gjilanasit kanë 24 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara.

Të shtunën do të zhvillohet një duel interesant në mes të Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Prishtinasit kanë 12 fitore e 12 humbje, kurse therandasit 18 fitore e gjashtë humbje.  Një sfidë me mjaft interes është ndërmjet finalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës. Pejanët kanë 15 fitore e nëntë humbje, duke u renditur në vendin e tretë, kurse mitrovicasit kanë 17 fitore e shtatë humbje, duke u renditur në vendin e dytë.  Përballje me shumë rëndësi është Bashkimi dhe Rahoveci, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë, me Vreshtarët që kanë dy pikë më shumë se prizrenasit. Bashkimi ka nëntë fitore e 15 humbje, kurse Rahoveci ka 11 fitore e 13 humbje.

SUPERLIGA – Java 25

Të premten:
19:00 Drita – Prizreni 16

Të shtunën takohen:
19:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

Të dielën takohen:
17:00 Peja – Trepça
19:00 Bashkimi – Rahoveci

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit, me 31 mars, ka refuzuar…