Sonte dy ndeshje në Ligën e Kampionëve
Pas një muaji pushim, sonte rikthehen ethet e Ligës së Kampionëve me dy ndeshjet çerekfinale, secila më e fortë se tjetra.
Padyshim që jehonën më të madhe do ta ketë sfida e cila luhet në Spanjë, aty ku Real Madridi do të takohet me Manchester Cityt.
Finale para finales kjo, mes dy gjigantëve që viteve të fundit kanë dominuar ligat e tyre shtetërore. Deri më tani, mes vete janë përballur 10 herët, katër fitore për Cityn, tri për Madridin, e tri herë janë ndarë baras.
Tri sezonet e fundit, fati deshi që të takohen mes vete ekipet, aty dominues ishin të besuarit e Pep Guardiolas, kujtojmë sezonin e kaluar kur i deklasuan 4:0, me sfidën e parë që u mbyllte baras.
Sa i përket këtij edicioni dhe fazës së grupeve, Reali e dominoi grupin e tyre, duke marr pikët e plota, njëjtë si Manchesteri në grupin e tyre. Në fazën e 1/16-tës, Real Madridi me vështirësi kalon gjermanët e Leipzig, kurse Manchester City lehtësisht Copenhagen.
Përballja tjetër e madhe e natës është ajo mes Arsenalit e Bayern Munich. Të dy skuadrat po kalojnë formë të ndryshme. Ekipi anglez ka hyrë në seri fantastike, me çka është duke qëndruar në krye të tabelës. Në anën tjetër, gjermanët janë eliminuar nga të gjithë trofet në gjermani, madje edhe në Bundesligë, që tashmë e kanë humbur titullin pas shumë vitesh. Në fazën e grupeve, Bayerni e mbylli i pari me të gjitha fitore e vetëm një barazim, kurse Arsenali po ashtu i pari me 13 pikë.
Në eliminimin direkt, Arsenali avancoi pas penalltive ndaj Portos, kurse Munich kundër Lazios. Të dy përballjet e natës së sotme nisin nga ora 21:00.