Sonte dy ndeshje të zjarrta në Ligën e Kampionëve
Kampioni në fuqi i Premierligës, Manchester City, kërkon ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas ndeshjes që e zhvillon sonte (e martë) ndaj RB Leipzigut.
Në ndeshjen e parë klubi gjerman arriti të barazojë ndaj Cityt në “Red Bull Arena” me rezultat 1-1. Pavarësisht prej rezultatit në ndeshjen e parë, në këtë ndeshje favorite është skuadra e Manchester Cityt, pasi ka potencial të jashtëzakonshëm dhe luan para shikuesve të vet.
Lajm i mirë për Pep Guardiolën është se i ka të gjithë futbollistët e gatshëm për këtë ndeshje, kurse Leipzigu pritet të jetë pa Nkunkun, Schlagerin, Gulacsin dhe Diallon. Edhe ndeshja tjetër në mes të Portos dhe Interit pritet të jetë shumë interesante, pasi rezultati i ndeshjes së parë 1-0 në favor të italianëve lë mundësinë e hapur për kualifikim për të dyja skuadrat. Deri tash në çerekfinale janë kualifikuar Bayern Munchen, Milan, Chelsea dhe Benfica.
Të mërkurën takohen:
21:00 Manchester City – RB Leipzig
21:00 Porto – Inter