Sonte dy superndeshje në Ligën Unike

26 janar 2022 | 10:45

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Ligës Unike që do të sjellë përballje shumë interesante.

Padyshim që ndeshja derbi shihet ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit që zhvillohet të enjten. Sfida pritet të jetë shumë interesante ndërmjet nënkampionit dhe kampionit, si dhe vendit të dytë në renditje kundër vendit të parë.

Këto dy skuadra ishin përballur edhe në finale të Ligës Unike, edicionin e kaluar dhe për titull në Kosovë, ku kishte triumfuar skuadra nga Theranda. Pejanët kanë gjashtë fitore dhe dy humbje, kurse therandasit shtatë fitore dhe një humbje. Në përballjen e këtij edicioni kishte fituar Ylli me rezultat 93:92. Sfida e parë e kësaj xhiroje zhvillohet në mes të Teutës dhe Rahovecit.

Takimi shihet shumë interesant, pasi durrsakët kanë katër fitore dhe katër humbje, ndërsa rahovecasit tri fitore dhe pesë humbje. Përballje interesante shihet edhe në mes të Prizrenit 16 dhe Tirana Neptun. Prizrenasit kanë pesë fitore dhe tri humbje, kurse tiranasit katër fitore dhe katër humbje.

Në xhiron e nëntë do të përballen edhe dy skuadrat shqiptare, Vllaznia e Shkodrës dhe Kamza Basket. Shkodranët kanë një fitore dhe shtatë humbje, kurse skuadra nga Kamza dy fitore dhe gjashtë humbje. Takimi është interesant pasi ndeshen skuadra e fundit dhe e parafundit në renditje.

LIGA UNIKE – Java 9

Të mërkurën takohen:
17:00 Teuta – Rahoveci
19:00 Prizreni 16 – Neptun Tirana

Të enjten takohen:
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
19:00 Vllaznia – Kamza

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca e NATO-s, tashmë së bashku me aleatët e saj…