Sonte fillojnë Premier Liga, La Liga dhe Ligue 1

11 gusht 2023 | 13:18

Sot do të fillojë sezoni i ri i Premierligës angleze 2023/24. Kampioni në fuqi, Manchester City do ta hapë sezonin e ri, teksa përballet në udhëtim me Burnleyn, ekipin e promovuar në elitë këtë edicion.

Te Burnley paraqitet edhe portieri kosovar, Aro Muriq, i cili do të përballet me ish-ekipin e tij.

Ndërkohë, qysh në xhiron e parë do të jetë një super derbi në ishull. Nga ora 17:30 të dielën, Chelsea do ta presë në “Stamford Bridge” Liverpoolin.

Përveç Premierligës, sezoni i ri 2023/24 do të fillojë edhe në La Ligan spanjolle dhe Ligue 1 të Francës.

Ndeshja hapëse në Spanjë do të jetë ajo mes Almerias dhe Rayo Vallecanos. Në Ligue 1, Lille i Edon Zhegrovës “hap perdet” e edicionit të ri, teksa përballet në udhëtim me Nice.

Real Madridi ndeshet të shtunën nga ora 21:30 me Athletic Bilbaon, kurse në të njëjtin orar të dielën, Barcelona ballafaqohet me Getafen. Kurse, Paris Saint-Germain do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampionit në shtëpi, ku ndeshet me Lorient të shtunën nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane u largua nga Bayern Munchen pas vetëm një…