Sonte fillon festivali “Prishtina Lexon”
Në kryeqytetin e Kosovës, sonte do të nis festivali i leximit “Prishtina Lexon”, në oborrin e shtëpisë së librit, me diskutime miqësore për letërsinë, me lexime të veprave të krijuesve letrarë nën përcjelljen e tingujve të muzikës.
Komuna e Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, “Toka”, “Etea”, Qendra Kulturore e Fëmijëve, Sos fshatrat e fëmijëve, Klubi i Librit-Prishtinë, “Virtual Sophists”, Këshilli Kosovar i Rinisë(KYC), “Termokiss” dhe Shkolla franceze, janë bashkuar që ky festival të jetë sa i suksesshëm.
Hapja e këtij festivali do të bëhet në degën “përkujtimore” të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në rrugën “Nazim Gafurri” (‘Taukbahçe’), sipas agjendës së mëposhtme:
20:10 – 20:40 Muzikë: DJ Oda Haliti;
20:40 – 20:45 Fjala hapëse: Moderatorja;
20:45 – 21:00 Lexime: Flutur Mustafa ;
21:00 – 21:20 Muzikë: Anna Grace McMullen & Mevlud Rahimaj;
21:20 – 21:40 Lexime: Sibel Halimi & Liridon Miftari;
21:40 – 22:10 Muzikë: Ilir Bajri & Elsa Rraqi;
22:10 – 22:30 Lexime: Ndriçim Ademaj & Tinka Kurti;
22:30 – 22:40 Muzikë: Plator Gashi;
22:40 – 23:00 Lexime: Adelina Tërshani & Plator Gashi;
23:00 + Muzikë: DJ Oda Haliti.
/Epoka e re/