Sonte finalja e BBVK, sondazhi nxjerr Stresin fitues

17 mars 2023 | 14:12

Sonte do të mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Ditë më parë “Vëllai i Madh” shpalosi listën zyrtare të pesë konkurrentëve finalistë të edicionit të parë të formatit televiziv Big Brother VIP Kosova.

Me anë të një njoftimi që iu komunikua banorëve në një atmosferë mbresëlënëse në oborrin e shtëpisë, u bë e ditur se: Xhuli, Stresi, Vedati, Artani dhe Mbresa janë finalistët e këtij sezoni të parë.

Disa ditë më parë, “Xing.al” publikoi një sondazh ku patët mundësinë të votonit për banorin që dëshironi të shpallet fitues dhe votat më të shumta kanë qenë për Stresin.

Arkimed Lushi – Stresi ka marrë 59% të votave, pas tij vijnë Xhuli dhe Vedati me 16%, Artani me 5% dhe Mbresa me 4%.

Se kush do të fitojë çmimin e madhe prej 160 mijë eurosh mbetët për tu parë sonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një short i Ligës së Kampionëve disi i favorshëm për…