
Sonte finalja e katërt Rahoveci – Prishtina
10 maj 2019
| 11:09
Ndeshja e katërt finale në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Prishtinës dhe Rahovecit zhvillohet sonte (e premte) nga ora 20:30.
Aktualisht kryeqytetasit janë në epërsi 2-1 dhe në rast se arrijnë fitore sonte në Rahovec do të kurorëzohen me titullin e kampionit, ndërsa në rast të fitores së Rahovecit, ndeshja e pestë do të zhvillohet në Prishtinë, ku edhe do të vendoset titulli i kampionit.
/Epoka e re/