Sonte finalja e Ligës së Kampionëve

23 gusht 2020 | 10:00

Lisbona e Portugalisë pret sot finalen e Ligës së Kampionëve mes dy ‘titaneve’ të Europës, Bayern Munchen dhe PSG.

Bavarezët janë më të favorizuar në letër për shkak dhe të fitoreve tenistike apo komode që kanë marrë në 1/16, çerek finale apo gjysmëfinale.

Ata kërkojnë këtë vit të marrin trofeun e 6-të në histori dhe me një fitore do të arrinin Liverpoolin i cili ka po ashtu 6 trofe të Ligës së Kampionëve.

Nga viti 2014 trofeu mungon në Mynih, por PSG nga tjetër do të shkruajë historinë duke tentuar ta fitojë sot për herë të parë në histori.

Parizienët janë debutuesë në një finale të kësaj gare dhe do bëjnë gjithçka për ta fituar atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pandemia ka ndikuar që në shumë sektorë të ketë rënie…