Sonte finalja e parakohshme Juve – Real

03 prill 2018 | 14:26

 

Finalistët e sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve, Juventusi dhe Real Madridi, përballën sonte (e martë) në Ligën e Kampionëve në kuadër të çerekfinales së kësaj gare, kurse kësaj radhe “Zonja e Vjetër” kërkon të hakmerret për humbjen në Cardiff (4-1).

Cristiano Ronaldo është në kërkim të trofeut të pestë në këtë garë, kurse portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, po kërkon ta ngreh për herë të parë trofeun më të vlefshëm në futboll. Giggi Buffon ka thënë se Real Madridi nuk është i pamposhtur dhe beson se Juventusi ka gjasa të mira për të kaluar në gjysmëfinale. “Asnjë ekip nuk është i pamposhtur. Reali është një ekip i vështirë për ta mundur dhe mund të jetë favorit, por eliminatorja është 50-50. Duhet të jemi ambicioz, Juventusi është klub i madh që fiton gjithashtu tituj”, ka thënë Buffon.

Ndërsa Zinedine Zidane bëri me dije se dëshira e tij ishte ta shmangë skuadrën e Juventusit, kurse lidhur me skuadrën që do të kualifikohet tutje, ka thënë se shanset janë të barabarta për të dyja skuadrat. “E shoh një ballafaqim të fortë, ashtu si vitin e kaluar. Juventusi është një ekip konkurrues. Do të jetë e vështirë. Shanset janë 50 % me 50 %. Ne do të shohim pas ndeshjes së parë. Juventusi ishte një klub i rëndësishëm për karrierën time. Do të kisha dashur ta shmangia Juven, por shorti na ka çuar atje. Do të përqendrohem në këtë përballje dhe do të lë anash atë që kam jetuar atje”, ka thënë Zidane.

Skuadra e Massimiliano Allegrit të shtunën e mposhti Milanin (3-1), duke e ngrehur në katër pikë epërsinë ndaj Napolit në Serinë A, kurse Reali pa problem e mposhti Las Palmasin (0-3), por mbetet 13 pikë pas Barcelonës. Në ndeshjen tjetër që zhvillohet sonte, Sevilla do të kërkojë ta befasojë edhe Bayern Munchenin ashtu sikurse që bëri ndaj Manchester Unitedit. Në anën tjetër, Bayerni, pas fitores së thellë ndaj Borussia Dortmundit në fundjavë, synon të marrë rezultat pozitiv edhe në Spanjë për ta pasur më të lehtë kualifikimin në gjysmëfinale.

Të martën takohen:

20:45 Juventus – Real Madrid
20:45 Sevilla – Bayern Munchen

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten që vjen do të bëhet promovimi i librit…