Sonte finalja e parakohshme Liverpool – Bayern

19 shkurt 2019 | 11:32

Nënkampionia e Evropës, Liverpool, sonte (e martë) në “Anfield” e pret skuadrën e Bayern Munchenit, në kuadër të ndeshjes së parë të 1/8 se finales në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Jurgen Kloppit është aktualisht e dyta në Premierë Ligë, por një ndeshje më pak të zhvilluar dhe pikë të barabarta me Manchester Cityn. Trajneri gjerman Klopp në lidhje me përballjen ndaj Bayernit ka thënë se në këtë ndeshje “Reds” për fitore duhet ta japë maksimumin.

“Nëse duam të kemi një shans ta mposhtim Bayernin duhet të japim 100 %. Në të kundërt, nuk kemi asnjë mundësi. Bayerni jashtë forme? Kësaj i thonë të ankohesh në nivelin më të lartë”, ka thënë Kloppi.

Ndërsa për Liverpoolin në këtë ndeshje mund të paraqitet edhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri që në të kaluarën ka bërë karrierë edhe në Bayern. Futbollisti shqiptar dëshiron që në rast të dështimit të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, këtë garë ta fitojë skuadra gjermane.

“Kam kujtime të bukura nga koha ime në Munchen. Periudha më e mirë e karrierës sime ishte me Bayernin. Mësova shumë dhe bëra shumë miq. Sa herë kthehem në Munchen ndihem si në shtëpi. Rikthimi një ditë do të ishte i mundur sepse Bayerni është gjithmonë në zemrën time”, ka thënë Shaqiri, duke shtuar: “A do të festoj nëse shënoj nesër? Nuk mund ta them me siguri. Do të jetë një vendim spontan. Por di të them se do ta kem të vështirë të festoj ndaj Bayernit. Dua që Liverpooli ta fitoj Ligën e Kampionëve, por nëse nuk ia dalim, do të doja që Bayerni të shpallej kampion”.

Për ndeshjen ndaj Liverpoolit foli edhe sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski. “Çfarë mendova kur pashë shortin? Se do të jemi kundër një ekipi shumë të fortë dhe se është koha për të treguar se sa mirë jemi”, ka thënë sulmuesi polak. “E di që tifozët e tyre nuk duan që ne ose unë të shënoj gol apo të fitojmë, por për mua në një atmosferë të tillë jam akoma më energjik në vërshëllimën e bilbilit për fillimin e ndeshjes. Kjo është ajo që e bën atë të veçantë për mua dhe unë jam i gëzuar për të luajtur në një stadium të tillë. Dhe nëse fitojmë, është edhe më mirë”, ka deklaruar Lewandowski. Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e 1/8 së finales në mes të Lyonit dhe Barcelonës.

Sonte takohen:

21:00 Liverpool – Bayern Munchen
21:00 Lyon – Barcelona

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i…